Friday, July 20, 2012

Bajram Curri

Bajram Curri lindi më 1862 në Krushë të Madhe; vdiq më 29 mars 1925 në Dragobi, politikan, ushtarak, senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1], Hero i Popullit shqiptar nga Kosova.
Përmbajtja


Jetëshkrimi

U brumos me idetë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që e përjetoi mjaft të afërt si periudhë, me vrasjen e t'atit, Shaqir agës. Shtëpia e Currve të Gjakovës, kanë qenë zotní, të cilësuar me këtë titull, të Krasniqes. Titullin deri tek Bajrami, familja e pati Agë[2]. Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899-1900. Udhëheqës i lëvizjes antiimperialiste në Kosovë dhe një nga prijësit kryesor të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë, mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit. Nënkryetar i klubit "Bashkimi" të Shkupit nga viti 1908. Ndihmoi kryengritjen e armatosur të Malësisë së Mbishkodrës të vitit 1911, u bëri një qëndresë të fortë ushtrive osmane në Qafën e Morinës. Bajrami u bë allajbeg, sepse qeveria turke e pat bërë oficer, së pari me një gradë t'ultë, për t'a shpëtuar vendin prej sherrit të tij, më fort pë t'a kufizuar dhe disiplinuar. Në fund, me gradë koloneli, pat qenë në Shkup komandant gjendarmërie i gjithë vilajetit të Kosovës.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga komandantët e talentuar popullorë që theu ushtritë osmane në Qafën e Prushit e në fushën e Kosovës. Së bashku me Hasan Prishtinën, Isa Boletinin e Idriz Seferin në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup, duke çliruar nga zgjedha osmane gjithë vilajetin e Kosovës. Pas 1912 punoi në Kosovë për mbrojtjen e shtetit të pavarur shqiptar. Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e padrejta të Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbomalazeze. Në vitin 1914 mori pjesë në luftën kundër veprimeve antikombëtare e separatiste të Esat Pashë Toptanit në Durrës.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit "Mbrojtja Kombëtare e Kosovës" dhe u bë një nga udhëheqësit e tij kryesore. I ngarkuar nga ky Komitet, i dërgoi një protestë Konferencës së Paqes në Paris (1919) në të cilën kërkonte që të njiheshin të drejtat e Shqipërisë dhe që popullsisë shqiptare në Kosovë t'i jepej e drejta të shprehte lirisht aspiratat kombëtare. Më 12 dhjetor 1920, i drejtoi Qeverisë sovjetike një promemorie, ku shprehu bindjen se ajo do t'i bënte një vlerësim të drejtë çështjes së kufijve të Shqipërisë. Hyri në lidhje me udhëheqësit e lëvizjeve revolucionare të popujve ballkanikë që vuanin nën zgjedhën e monarkisë serbomadhe. Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura. Ai udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste. Kuptoi shpejt rrezikun që i sillte vendit forcimi i pozitave të Ahmet Zogut në shtetin shqiptar, iu kundërvu atij qysh në fillim. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë e Hasan Prishtinës. Pas marrjes së pushtetit nga Ahmet Zogu u vendos në Krasniqe nga ku vazhdoi luftën në gjirin e malësorëve të Veriut. Mori pjesë në Lëvizjen e Marsit të vitit 1922 kundër Ahmet Zogut, bashkë me Elez Isuf Ndreun dhe M. Krujën me emrin "Lidhja e Shenjtë". Krijoi një zonë të lirë në Malësinë e Gjakovës (Tropojë) nga ku kërcënonte qeverinë e Tiranës dhe bashkëpunoi me etën e Azem Galicës që luftonte në Kosovë për çlirim kombëtar. Ishte ndër udhëheqësit kryesorë të forcave demokratike revolucionare që shpartalluan repartet zogiste dhe i hapën rrugën fitores së Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë. E vazhdoi luftën kundër reaksionit të brendshëm dhe shovinistëve serbë edhe pas shtypjes së Revolucionit të Qershorit. U vra nga forcat zogiste dhe agjentët e shovinistëve serbë në Dragobi të prirë nga Ceno Kryeziu e Kadri Malsori Mehmeti, më 29 mars 1925 ,

No comments:

Post a Comment

Page Up